Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, vijoi sot prishjet në Librazhd, si pjesë për lirimin e sheshit të nevojshëm për projektin infrastrukturor që do t’i shërbejë qytetit dhe komunitetit.
Ndërhyrjet nga IKMT po kryhen për zbatimin e projektit me interes publik, “Zgjerimi i segmentit rrugor Dalje Elbasan – Përrenjas – Qafë-Thanë, Faza IV” në territorin e qarkut Elbasan.
Në zonat e prekura planifikohet prishja e 22 objekteve deri në 4 kate, të cilat pengojnë zbatimin e projektit.
Sipas IKMT-së “poseduesit e godinave janë shpronësuar për interes publik, në përputhje me ligjin për shpronësimet dhe procedurat përkatëse”.
Ky projekt do t’i hapë rrugë një infrastrukture më moderne, qarkullimi më të sigurt dhe zhvillimit të mëtejshëm të qarkut Elbasan.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.