SHBA/ Burri vret gruan, 2 fëmijët, më pas veten. Djali ishte birësuar në Shqipëri

Një 55-vjeçar në Kolorado të SHBA-ve ka kryer vetëvrasje pasi ka vrarë gruan dhe dy fëmijët e tyre, njëri prej të cilëve ishte i adoptuar në Shqipëri. Christof Kreb vrau gruan me të cilën ishte i martuar prej 26 vitesh, Yvette Siegert-Kreb dhe fëmijët e tyre, Felicity Kreb, 13 vjeç dhe Barrett Kreb, 9 vjeç, i cili ishte adoptuar nga çifti në Shqipëri.

Policia mbërriti në banesë pas një njoftimi se njëri prej tyre ishte plagosur rëndë. Në momentin e mbërritjes atje, gjetën të pajetë të katër anëtarët e familjes. Familja kishte 8 fëmijë, 5 prej të cilëve ishin të birësuar. Muir Mellini tha se Felicity Kreb ishte birësuar në Kinë dhe vëllai i saj Barrett, i cili po ashtu u vra nga babai i tij adoptues ishte birësuar në Shqipëri.

Si Christof Kreb dhe gruaja e tij ishin veteranë të ushtrisë amerikane. Yvette Kreb ishte një infermiere në pension, ndwrsa bashkwshorti i saj ishte bashkëpronar i Specialty Sports and Supply, një dyqan armësh në Kolorado Springs.