Së shpejti, kjo certifikatë do të jetë më e rëndësishme se pasaporta. Ja për cfarë bëhet fjalë

Në një konferencë virtuale në Copenhagen, një ekspert mjekësor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u shpreh se OBSH nuk po u rekomandon shteteve që të lëshojnë “pasaportat e imunitetit” për ata që janë shëruar nga Covid-19, por po shqyrton mundësinë e përdorimit të certifikatave elektronike të vaksinimit. “Ne po shohim nga afër përdorimin e teknologjisë për përgjigjen ndaj Covid-19 dhe mund të punojmë me vendet anëtare drejt një certifikate elektronike të vaksinimit “, tha ai (via Reuters).

Në fillim të tetorit, OBSH njoftoi se në bashkëpunim me Estoninë, ka rënë dakord për të zhvilluar një certifikatë ndërkombëtare të vaksinimit, një kartë e verdhë elektronike, pjesë e programit COVAX, krijuar për të përshpejtuar dhe zhvilluar qasjen e barabartë ndaj vaksinave anti-Covid.

Në fund të prillit, i ftuar në “Opinion”, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ceku këtë çështje duke thënë se “më shumë sesa emrin dhe mbiemrin do të verifikohen se çfarë analizash ka bërë [dikush] dhe se nga cili shtet vjen”./anabel