Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh është përfolur se është në një lidhje dashurie me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçaj, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht këtë gjë. Luana është shprehur gjithmonë se nuk do të flasë për jetën private sepse ajo i përket vetëm asaj.
Luana dhe Krenari janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të gjithë jemi dëshmitarë të lidhjes së tyre, që duket se më në fund do të kurorëzohet me martesë. Sipas “Balkanweb”, ata janë gati t’i thonë “Po” njëri-tjetrit dhe përgatitjet për dasmën kanë nisur.Ceremonia e tyre që mendohet të jetë shumë private, do të mbahet në muajin shtator, ndaj 30-vjetori do ta gjejë me një status të ndryshuar moderatoren.