Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik nënvizoi sot, teksa raportoi për 90 raste të reja të prekur me Covid-19 në vendin tonë, se shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim. Sipas saj, po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dy muajsh, i prekur nga Covid19.
Tomini tha se foshnja është “nën kujdes nga stafi i pediatrisë infektive, në gjendje të stabilizuar bashkë me nënën”. “Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën”.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës, 80 paciente ne infektiv, 1 i intubuar. Sipas specialisteve virusi po prek cdo moshe pa dallim.