Rudina Dembacaj nuk e kishte menduar kurrë se do ishte një njerkë ama sot ka dy fjalë për të thënë

Kjo nuk është hera e parë që Rudina Dembacaj ndan një moment me fëmijët e Mark Frrokut dhe rrëmben gjithë vëmendjen për shkak të përshkrimeve e sjelljes sa të sinqertë dhe karizmatike.

Pa komplekse ka pranuar se do ndërrojë aq partnerë sa të dojë, ca duke qeshur e ca duke ironizuar të gjithë komentuesit në rrjetet sociale. Ndërsa në postimin e fundit e ka quajtur veten njerkë, pa e çarë kokën hiç për komentet pasi dashuria për fëmijët e burrit e ka plotësua shumë.

“Mara me njerken e saj ?♥️ @mara.frroku E dija qe do behem grua, jam bije, moter, nene por kurre nuk kam menduar me pare, qe do isha dhe njerke. Me ka plotesuar pa fund dashuria per femijet e burrit tim. Ju dua shume. ( eshte foto e gushtit se jemi pak larg gjeografikisht)”, ka shkruar ajo.

Rudinës ia kish marrë gjithçka mendja veçse do të ishte njerkë jo. Këtë e ka pohuar me lirshmërinë që e karakterizon, e pavarësisht të gjithave sot është një nënë e lumtur me Viktorian dhe fëmijët e Markut me të cilët gëzon një marrëdhënie fantastike./revistawho.com