Rruga Elbasan-Qafë Thanë, mbyllet gjysma e punës pranë Urës së Murrashit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar punimet që po kryhen në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e projektit të “Korridorit 8”.

Ne lotin 3, pranë Urës së Murrashit, tashmë është kryer më shumë se gjysma e volumit të punës dhe projekti po zbatohet sipas afateve kohore, ndërsa rruga që zgjatet deri ne Maqedoninë e Veriut do të ketë edhe një pikë të re kufitare.

“Këtu jemi në lotin e 3 në atë vepër që ne e quajmë Korridori 8, pra nga Elbasani në Qafë Thanë. Këtu jemi në një nga kantieret më të avancuara duke qenë se është pjesë e fazës së parë të këtyre punimeve dhe 3 nga këto 8 lote që janë të hapura në gjithë segmentin nga Fushë Labinoti deri në fushën e

Bushtricës 3 janë të avancuara se i përkasin fazës së parë”, tha Balluku.