Rritja e nivelit të ujit në Elbasan shkakton gërryerje të tokave bujqësore

Në Qarkun Elbasan, sipas raportimeve moti vijon të jetë i lagësht dhe me reshje shiu.

Sipas komunikimeve nga struktura e Emergjencave Civile, janë raportuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore, të cilat janë të hapura për qarkullimin e automjeteve.

Rënie gurësh dhe inertesh u regjistruan në akset: Elbasan–Qafë Thanë, segmenti Librazhd–Prrenjas, Gramsh–Moglicë, zona e Bratilës dhe Elbasan–Peqin , fshati Paulesh.

Ndërkohë, sa i përket prurjeve të lumenjve dhe përrenjve, në fshatin Kërrpicë, lumi ka pasur prurje të larta, duke shkaktuar gërryerje të tokave bujqësore, por nuk ka rrezik për banesat.

Në furnizimin me energji elektrike ka mungesa në në Njësitë Administrative Prrenjas dhe Mollas. Sakqa, në Njësin Administrative Mirakë është shembur mbrojtja lumore pranë Hotel “Ballkan”, ndërsa në fshatin Xhyrë është dëmtuar një pjesë e mesit të një ure tip Bailey, duke ndërprerë qarkullimin.

Për të gjitha rastet, Bashkia Librazhd ka ngritur grupe pune për të inspektuar situatat e krijuara.