Ka shkuar në 22 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se ka ndërruar jetë një 90-vjeçar.
Lajmi i bë i ditur pak minuta më parë nga gazetari i “BalkanWeb” dhe “News24”, Erjon Skëndaj, i cili tha se trupi i pajetë i 90-vjeçarit është transportuar nga Infektivi drejt morgut.
Numri i të infektuarve nga koronavirusi në vendin tonë është rritur gjatë ditës së sotme. Të dhënate bëra me dije gjatë përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë flasin për 16 raste të reja vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Kujtojmë që krahasuar me një ditë më parë, rastet e reja janë më pak. (Te shtune dhe te diele, 29 dhe 28 raste).
Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116.