Wednesday , April 2 2025

Rritet numri i kulturave bujqësore, banorët e Broshkës në Elbasan eksperimentojnë përtej traditës

Fermerët e fshatit Broshkë në Bashkinë e Elbasanit janë të njohur për kultivimin e misrit dhe të grurit, por me kalimin e viteve ata kanë nisur edhe kultivimin e bimës së duhanit, si një mundësi për më tepër të ardhura në familjet e tyre.

Banorët shprehen të kënaqur lidhur me ecurinë e tregut të duhanit, duke dyfishuar sipërfaqet e tyre.

Gjithashtu në këtë zonë vërehet edhe kultivimi i ullinjve çka vite më parë nuk ka ekzistuar.

Produktet e tyre janë të pëlqyeshme për konsumatorin pasi janë të shëndetshme dhe pa pesticide.

Një vend të veçantë në fshatin Broshkë zë edhe blegtoria. Të shumtë janë ata fermerë që traditën e të parëve të tyre e ruajnë ende.Ndonëse fshati është prekur nga plaga e emigracionit, sërish një numër i konsiderueshëm i tyre merren me blegtori, fale edhe subvencioneve që ata përfitojnë.

Fshati Broshkë në Elbasan mbetet një ndër zonat me intensive bujqësor. Vitet e fundit ata po eksperimentojnë edhe me kultura të ndryshme duke i dhënë zonës një mundësi me të madhe zhvillimi ekonomik.