Çmimi i siguracionit të makinave u rrit me 7% gjatë janarit, duke arritur një mesatare prej 19,500 lekësh për kartonin e sigurimit. Ky është një nivel më i lartë krahasuar me 18,000 lekë që kushtonte një vit më parë.
Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), kjo rritje vjen si pasojë e aplikimit të sistemit të ri për përcaktimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve. Rregullorja e re mund të sjellë ndryshime të mëtejshme në çmime bazuar në faktorë si mosha e drejtuesit, lloji i mjetit dhe historiku i aksidenteve.
Ndryshimet e mëdha priten nga viti 2026, kur këta faktorë do të ndikojnë më ndjeshëm në tarifat e sigurimit. Ndërkohë, kompanitë e sigurimeve kanë të drejtën të përcaktojnë vetë çmimet, por janë të detyruara të informojnë AMF-në të paktën 30 ditë para se të aplikojnë tarifat e reja.