Përgjatë vitit 2024 në Elbasan kanë dominuar veprat penale të kryera nga gratë, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me prostitucionin.
Në 12 raste ato janë arrestuar për ushtrim prostitucioni, ndërkohë që në 7 raste të tjera për shfrytëzim prostitucioni.
Ajo që është vënë re është se në shumicën e rasteve bëhet fjalë për shtetase të huaja, kryesisht nga Kolumbia dhe Spanja.
Sipas avokatit Demir Çiftja këto shtetase e shohin Elbasanin si një vend ku mund ta ushtrojnë lirshëm këtë aktivitet ilegal.
Ndërkohë psikologët e shohin në një koncept më të gjerë rritjen e rasteve me bazë prostitucionin.
“’Tutore’ janë duke u shndërruar vetë femrat të cilat shënjestrojnë rastet vulnerabël. Për një qark me problematika të shumta ekonomike e sociale si Elbasani ky fenomen gjen terren për t’u shtrirë”.
Gjithsesi vepra penale më e zakonshme te gratë dhe vajzat mbetet, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, më pas vijnë vepra si, dhuna në familje dhe dëmtime të tjera me dashje./vizionplus.tv