Shpesh herë personat që kanë syze optike të bien pre e paragjykimeve e ndonjëherë edhe bullizohen. Një situatë të tillë ka kaluar edhe moderatorja, Nevina Shtylla, gjatë fëmijërisë së saj. Së fundmi, ajo ka treguar se në përditshmëri mban syze optike, sepse i ka pasur të nevojshme që kur ishte 3 vjeçe. Në një postim në “Instastory”, Nevina ka treguar se kur ishte e vogël e shanin shpesh për këtë fakt, por gjërat ndryshuan dhe tashmë ndihet shumë mirë me veten dhe nuk e ka fare kompleks faktin që i duhet të mbaj syze.
Ky rrëfim i moderatores duhet t’ju shërbejë të gjithëve si mesazh se një palë syze nuk duhet të bëjnë të ndihesh ndryshe dhe aq më keq të nënvlerësosh veten.
“Unë kam që 3 vjec me syze. Aq shumë më kanë sharë qorre sa një periudhe mu bë si trigger, plaste sherri në sec. Nuk është se me shanin nëvaspektin estetik, por mundoheshin të më bënin të ndihesha keq që kisha një problem me shikimin. Kam kaluar edhe fazën e adoleshences që nuk doja ti mbaja fare në asnjë moment dhe i hiqja fshehurazi që mos më shihnin prindërit. Me përdorimin masiv të teknologjise me duket se tani ka më shumë njerëz me syze se pa syze. Ndaj nuk e përdor me njeri për sharje fjalën “qorr”, se jane vetë part of the club ose është një person i afërt i tyre. Kur e provon në kurriz, tregohesh më i ndjeshëm ndaj të tjerëve. Është e vërtetë që tek vetja në pamje më pëlqen më shumë kur nuk i mbaj syzet, ndaj në shumicën e fotove nuk i kam, (ose në ndonjë event, nëse sju kam folur tani e dini përse), por nuk e kam aspaaaak kompleks faktin që janë të domosdoshme për mua. Në përditshmeri i mbaj në çdo moment & im ok with it”, tregon Nevina.