Romeo surprizon Donaldin diten e sotme, shfaqet në mënyrë të veçantë në shtëpinë e Big Brother

Donaldi ka marrë sot një surprizë të veçantë nga vëllai i tij binjak Romeo. Ky i fundit është shfaqur me parashutë mbi shtëpinë e “Big Brother Vip”.

“Demi i vëllait, të do vëllai”, ka brohoritur ai pasi ka thërritur disa herë emrin e të vëllait që ta dëgjonte.

Kjo surprizë e veçantë e ka prekur Donaldin, i cili ka nisur të qajë teksa pranë i ka qëndruar Kleidi dhe Semi.