PD e Rithemelimit ka mbledhur shtabin organizativ të qarkut të Elbasanit ku morën pjesë lider të partive të djathta të cilët vendosën theksin tek vota e diasporës, nisur edhe nga takimi i kryeministrit në Athinë. Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka edhe një herë përmendi skandalet në të cilat është përfshirë qeveria dhe kryeministri Rama.
“Jemi para një kauze njerëzore. Keni një qeveri që bën propogantë e mashtrim. Meqë jemi në Elbasan dua tē përmend skandalin e Xibrakës, ku është i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit.Skandal tjetër ështē ai i 5D që është përdorur për vjedhjen e votave dhe çdo takse të qytetarëve.
Përballë këtyre skandaleve e pakta do ishte dorëheqja e Ramlës dhe e Erion Veliajt. Ndaj në emër të opozitës së bashkuar deklaroj se protesta te Bashkia e Tiranës nuk do rreshtë. Edhe në Elbasan situata është po kaq kritike sa në Tiranë. Mali i plehrave këtu është gjigand dhe incineratori as që funksionon dhe taksat e qytetarëve vidhen”,-tha Noka.
Kurse kreu i PR-së, Fatmir Mediu nga ana tjetër vuri në dukje nevojën e një plani të qartë politik duke rikthyer idenë e koalicioneve. ”Sot Shqipēria ështē kthyer në republikë kryeministrore. Detyra e opozitës ështē ti japë vlerē parlamentarizmit. Duhet të dalim me një plan të qartë politik. Të paraqesim planin për tē rikthyer koalicionet”.