FOTO ArKIVA

Rikthehet kaosi në kufirin grek, mbyllen sportelet: Radhë të gjata në Kapshticë

Autoritetet greke kanë mbyllur sërish sportelet e kalimit të qytetarëve në Kapshticë pas plotësimit të kuotës prej 300 personash në ditë. Siç raporton gazetarja Lediona Xheladinaj për abcnews, prej disa orësh asnjë qytetar nuk ka kaluar për në Greqi duke shkaktuar radhë të gjata. Pas mbylljes së sporteleve, qytetarët kanë shprehur shqetësimin se nëse nuk kalojnë brenda pak orëve u skadon afati i përgjigjes së tamponit dhe se do të detyrohen të bëjnë një tjetër.

“Të merren vesh shtet me shtet. Ne nuk kemi para të bëjmë tamponë të tjerë. Do të bëjmë grevë këtu. Kemi fëmijë dhe jemi të sëmurë. Ne paguajmë taksa në Greqi, paguajmë taksa në Shqipëri. Edhe grekët duhet të kuptojnë njëherë e mirë“, shprehet një qytetare.

“Na thonë se është mbushur kuota dhe nuk mund të kalojmë dot sot, por nesër në orën 06:00 të mëngjesit. Neve na skadojnë tamponët nesër, madje ka qytetarë që u skadon sot“, tregon një tjetër qytetare për Abc News.