Skuadra e Shqipërisë e cila përfaqësoi vendin tonë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Delegacioni i Shqipërisë është pritur nga një ceremoni në aeroportin “Nënë Tereza”.
Kreu i KOKSH, Fidel Ylli, sportistët medalistë Islam Dudaev dhe Chermen Valiev, si dhe trajnerët e tyre shfaqnin lumturi për arritjet në “Paris 2024”. Kujtojmë se Shqipëria për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike ia ka dalë të fitojë medalje.
2 medalje të bronzta janë fituar nga Valiev dhe Dudaev, që përfaqësuan Shqipërinë në mundje. Veç dy sportistëve që i dhuruan medalje vendit tonë, pjesë e këtij eventi ishin edhe 6 sportistë të tjerë që nuk mundën të siguronin medalje. Manjola Konini në qitje, Luiza Gega dhe Franko Burraj në atletikë, Grisi Koxhaku e Kaltra Meça në not, si edhe rusi i tretë i natyralizuar si shqiptar, mundësi Zelimkhan Abakarov.