Doktoresha e Spitalit Onkologjik Silvana Çeliku, apelon qytetarët që të dëgjojnë këshillat e mjekëve dhe specialistëve përsa i përket situatës në të cilën ndodhet vendi, dhe jo ata që ajo i quan pseudo-opinionistë.
“Kjo semundje nuk eshte shaka. O njerez qe flisni brockulla po ndikoni keq jo vetem per izolimin por po vononi keshtu dhe trajtimin e pacienteve te tjere qe vuajne nga semundhe te tjera sic eshte kanceri. Keta te semure jane me imunitet te ulet dhe jane shume te riskuar nga ky virus. Kete jua thote nje onkologe. Ju lutem dhe njehere dhe kete jua them me shpirt dhe e indinjuar; QENDRONINESHTEPI.# DEGJONI VETEM ZERIN E MJEKEVE E SPECIALISTEVE. QENTE LE TE LEHIN SE SHQIPERIA DO ECE PERPARA”, shkruan doktoresha.
Më tej, ajo thotë se për çdo të mençur masat e marra janë të duhurat pasi me pacientët e sëmurë në spitale përballen mjekët, jo pseudo-opinionistët.
“Nga Dr.Taulanti nuk e prisja kete qendrim. O popull degjo vetem zerin e specialistit. Kush mendon ndryshe eshte thjesht antiqeveritar ne kete kohe dhe rrjedhimisht behet dhe antimjekesor. Sigurisht qe masat duhen ekstreme sepse keshtu mendon cdo i mencur ne kete kohe te veshtire.Dhe ata qe perballen me keta te semure jane mjeket ne spitale dhe jo keta pseudo opinioniste e keta specialiste te tjere qe flasin nga shtepia dhe bejne si trima edhe kur sjane bejne si te mencur kur jane injorante bejne si te paster e peshtyjne pertoke. E tmerrshme. Sot duhet te degjohet vetem nje ze; i atyre qe jane ne balle te luftes,Personelit Shendetesor. Te tere te tjeret te heshtin. Ju lutem qendroni ne shtepi”, shkruan doktoreshë Silvana Çeliku.