Pas finales së BBV ku çmimin e madh e fitoi Ilir Shaqiri, ndërsa Donaldi u largua i pakënaqur duke shkëputur marrëdhëniet me Top Channel, ka ardhur reagimi i regjisorit Eduart Grishaj, bashkëshorti i moderatores së BBV, Arbana Osmani. Grishaj është shprehur se të 4 finalistët kanë qenë fitues në mënyrën e tyre, dhe vetëm një do ta fitonte çmimin e madh.
Eduart Grishaj:
Ne jemi mësuar me këtë gjë. Nuk njoh asnjë shqiptar që pranon humbjen. Asnjë nga 4 finalistët nuk ka humbur. Është problem i madh ky. Një do e fitoj çmimin e madh. Të gjithë konkurrentët kanë dalë fitues. Të gjithë kanë dalë me dinjitet. Në asnjë Big Brother tjetër konkurrentët nuk kanë fituar kaq shumë, shtëpi, suport nga TCH, produksioni.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.