Një rast unik, i padëgjuar më pare në historinë e mjekësisë është ai i një pacienti 38-vjeçar, i cili prej kohësh kishte dhimbje kronike në shpinë dhe nuk e merrte vesh se nga i vinte por ja qe gjithmon ne jeten tone ndodhin gjera qe ne as qe i kemi menduar ndonjehere.
Për shkak të dhimbjeve 38 vjecari iu nënshtrua kontrolleve mjekësore, të cilat bënë edhe zbulimin qe nuk e prisnin qe do ishte ndryshe nga te tjeret. Pacienti, është një brazilian i cili jeton në shtetin e San Paolo. Mjekët të paaftë për të përcaktuar shkaqet e dhimbjes qe kishte ne shpine e nënshtruan ndaj një tomografie të kompjuterizuar, e cila zbuloi anomalinë e pazakontë, pacienti kishte tre veshka.
Në trupin e 38-vjeçarit ndodhej një veshkë e majtë në gjendje normale dhe dy veshka gjysmë të bashkuara mes tyre, të cilat formonin një të vetme dhe ndodhshin po në anën e majtë pak më poshtë. Rasti i pazakontë i pacientit u botua në revistën shkencore New England Journal of Medicine.