Rama thirrje të gjithë shqiptarëve kudo ku janë: Më shkruan në këtë adresë për t’u përfshirë në punët e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar adresën që është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, që duan të përfshihen drejtpërdrejtë në punët e mandatit të tretë.

Postimi i Ramës

gatipërshqipërinë@kryeministria.al

Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë.