Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me deputetët e qarkut të Elbasanit, ku theksoi rëndësinë e investimeve të realizuara në këtë zonë, duke e cilësuar kombinimin e punëve të kryera nga qeveria dhe pushteti qendror si më të madhin në 35 vitet e fundit.
Rama theksoi se mesazhi më i rëndësishëm i zgjedhjeve të 11 majit është lidhur ngushtë me mundësinë historike të Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Evropian, një mundësi që është tashmë reale dhe aktuale, për herë të parë në histori.