Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto album të aktiviteteve të javës që nga takimi me Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, me Këshilltarin e Shtetit dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Wang Yi, si dhe takimet gjatë konsultimi publik me nxënësit dhe studentët në Elbasan.
Kryeministri ka postuar foto të takimit në Mynih, në Gjermani me Kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder, një aleat i vendosur i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin europian, me të cilin, sic ka theksuar Rama, “do të punojmë për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes Bavarisë e Shqipërisë”.
Po ashtu, Rama ka postuar foto të takimit, me Këshilltarin e Shtetit dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Wang Yi. Vizita e Ministrit Wang Yi është e para e një kryediplomati të Republikës Popullore të Kinës që prej vitit 2011.
Kjo vizitë përkon me 50-vjetorin e kthimit të Kinës në OKB, për të cilin Këshilltari i Shtetit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Wang Yi, ka nënvizuar kontributin e veçantë të Shqipërisë, ndërsa ka përcjell falënderimet e mirënjohjen e qeverisë dhe popullit kinez.
Foto nga Belshi, ka qenë një tjetër aktivitet i Kryeministrit, aty ku me financimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit po merr formë një tjetër model i ri i ekoturizmit, pranë një prej liqeneve të magjishëm të zonës, e cila nga një ferr rrënojash e plehrash, prej ku të gjithë vetëm iknin, po kthehet në një prej destinacioneve më tërheqëse turistike të Shqipërisë rurale
Vëmendje nga kryeministri i është kushtuar Konsultimi publik në Elbasan, me nxënësit dhe studentët e të gjithë Shqipërisë, për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029), do të prodhojë në bashkëpunim me më të rinjtë një dokument pune dhe angazhimesh konkrete të institucioneve kombëtare e vendore, në funksion të fuqizimit të rinisë shqiptare
Gjithashtu, Rama ka postuar foto nga Kuvendi ku diskutoi për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita për të cilat theksoi se “duhet të diskutohen me dialog, midis përfaqësuesve të PS-së dhe të PD-së”.
Një tjetër vëmendje e kryeministri Rama, është dhe prononcimi para selisë së PS-së në lidhje me bashkëpunimin me opozitën, i cili deklaroi se “është gati të ulet në tryezë me Partinë Demokratike për të biseduar për vetingun e politikanëve”.