Thursday , May 8 2025

Rama mbyll fushatën në Elbasan: Demokratët të reflektojnë

Socialistet janë optimiste për më shume se 9 mandate në Elbasan.

Përpara qindra mbështetësve qe ishin mbledhur ne sheshin kryesor te qytetit, Edi Rama e beri te qarte diferencën mes socialiste dhe demokrateve. E për këtë shembull mori Tomorr Alizotin, që sic thotë ai, është edhe portreti i vërtetë i asaj që përfaqëson opozita.

“Tani që ju shoh ju mendoj me veten e sheh mor Tomorr ca do me hëngër ti apo jo. Ka një fjalë të urtë që thotë “Tahmaja e madhe të le pa gjo, por ty tahmaja e modhe do të lërë pa zo”, tha ai.

Për Alizotin, Rama paralajmëroi një disfatë akoma edhe më të madhe se ajo e Luçiano Bocit, kur drejtonte politikisht Elbasanin.

“Ah mor Ludovik., ke gjet vendin e gabu, forcën e gabuar me u ngatërru mor Tomorr. Më del para syve Tomorri dhe mendoj datën 12. Tomorri nuk e mendoi 2 herë kur e sollën këtu. Luciano fake Pavaroti iku. Profesori iku dhe e cuan në Shkodër”, tha Rama.

Për demokratet e Elbasanit  mesazhi i Ramës ishte i qartë.

“Kush e ka problem pesën, le të mos e vejë te pesa, të zbresë poshtë dhe ka gjithë atë listë, të ndalojë në ndonjë vend të vejë votën dhe nuk hyn në gjynah”, shtoi Rama.

Kush nuk e bën as këtë, të rrijë mo në shtëpi, ditë e diel, kohë e mirë, të rrinë në shtëpi. Nuk dilet nga shtëpia për të hyrë në gjynah. Le mo me dal nga shtëpia, me e rregullu, me shku me majtë radhë dhe pastaj me u hudh në kënetë”, shtoi ai.

Rama nderoi edhe Qazim Sejdinin, kryebashkiakun e ndjerë të Elbasanit.

/abcnews.al