Pak ditë më parë, disa foto të siguruara nga paparaci i Panoramës zbuluan se gazetarja Eni Vasili është në pritje të ëmbël. Ajo u fotografua me barkun e rrumbullakosur në rrugët e Tiranës dhe në një dyqan fëmijësh me partnerin e saj. Edhe pse nuk kishte më vend për dyshime, Vasili zgjodhi sërish të qëndronte në heshtje. Mirëpo “sekretin” e saj të ëmbël e zbuloi kryeministri mbreme në transmetim live.
I ftuar në “Open”, Rama iu drejtua Eni Vasilit, duke e uruar për shtatzëninë, por duke zbuluar padashur më shumë sesa do të donte Eni. Ai jo vetëm që e bëri gazetaren ta pranonte për herë të parë publikisht lajmin, por zbuloi se ajo nuk po pret vetëm një, por dy fëmijë dhe të dyja vajza.
“Së pari, më vjen shumë mirë që të shoh nga afër, sepse doja shumë sinqerisht të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë kur dëgjova që i ke vajza. Kështu që, çdo të mirë dhe vetëm të mira”, -u shpreh kryeministri.
Me një buzëqeshje, Eni e falënderoi dhe e konfirmoi lajmin.
“Nuk është sekret, besoj! Është diçka që e ke thënë, apo jo?!” ia ktheu Rama.
“Jo, në fakt e ka thënë Panorama, paparaci i Panoramës, por është e vërtetë! Po e konfirmoj tani, është e vërtetë!” u shpreh Vasili.
Donte s’donte, Eni e konfirmoi lajmin, më në fund!