Raketat ruse kanë goditur mbrëmjen e sotme konsullatën e nderit të Shqipërisë në qytetin ukrainas të Kharkovit.
Lajmi është bërë i ditur nga Minisitria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përmes një postimi në twitter.
“Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.
Ndërkohë që konsullata shqiptare konfirmon se stafi i saj është i sigurtë dhe se nga sulmi nuk ka patur viktima./CNA.al