Kryeministri Rama anuloi një vizitë të tij në Delvinë këtë të hënë, një rast i paprecedent në turet e tij të brendshme, pas qyteti jugor po jeton këto orë tronditjen e ikjes parakohe nga jeta e 13-vjeçari, cili u konstatua i pajetë mëngjesin e së dielës, pasi zemra i kishte pushuar duke fjetur.
Pos këtij fakti, kryebashkiakja e Delvinës, Majlinda Qilimi, është tezja e të miturit të ndjerë. Kjo rrethanë ka bërë që shefi i qeverisë të anulojë vizitën e tij në qytetin 16 km larg Sarandës, ku do ishte për përfundimin e ujësjellësit të tij. Ndërkohë, nga kjo zonë, Rama postoi nisjen e punës për hapjen e tunelit të Skarficës në segmentin Kardhiq-Delvinë, që është është njëherësh tuneli i turizmit në jug të vendit.