Njoftim nga Bashkia Elbasan:
Ndryshim në kalendarin e Buxhetimit me Pjesëmarrje
Bashkia Elbasan njofton qytetarët për një ndryshim në kalendarin e takimeve të programit “Buxhetimi me Pjesëmarrje”, që po zhvillohet në të gjitha rajonet e Bashkisë me qëllim përfshirjen e komunitetit në vendimmarrjen mbi prioritetet e zhvillimit.
Në vijim, oraret e përditësuara për takimet e datës 23 tetor 2025 janë si më poshtë:
• Rajoni 5️⃣ – ora 17:00 dt. 23 Tetor
• Rajoni 6️⃣ – ora 18:30 dt. 23 Tetor
Bashkia Elbasan falënderon qytetarët për pjesëmarrjen aktive, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, si dhe për kontributin e tyre të vlefshëm në ndarjen e ideve dhe propozimeve që ndihmojnë në ndërtimin e një buxheti sa më gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm për komunitetin.
Ky proces mbetet një shembull i dialogut të hapur midis Bashkisë dhe qytetarëve, në funksion të zhvillimit të balancuar dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në çdo rajon të Elbasanit.
Bashkia Elbasan