Këshilli i Ministrave miratoi bonusin e pensionistëve dhe përfituesit e kategorive të veçanta për festat e fundvitit.
Këtë fundvit, 15,000 lekë do të jepen për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish dhe 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta.
Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, kryetari i bashkisë, z. Gledian Llatja u bënë të ditur qyetarëve vendimin e MIE-së:
🎉 Shpërblime për pensionistët për Festat e Fundvitit 2025 🎁
💰 15,000 lekë për pensionistët me pension deri në 20,000 lekë dhe disa kategori të tjera përfituesish.
💰 10,000 lekë për pensionistët me pension mbi 20,000 lekë dhe përfitues të trajtimeve të veçanta.
📄✍️ Këshilli i Ministrave, vendosi të shpërblejë financiarisht pensionistët dhe përfituesit e kategorive të veçanta. Shpërblimet do të paguhen gjatë dhjetorit 2025 dhe mund të tërhiqen deri më 30 qershor 2026- shkruan Llatja.




ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.