Prej disa ditësh shumë shqiptarë ka ngecur në tokën neutral të kufirit Shqipëri – Greqi. Në kushte të vështira atmosferike dhe shëndetësore ata kanë mbetur pa një rrugëzgjidhje pasi askusht nga qeveritarët nuk po u ofron zgjidhje.
Për këtë arsye shumë institucione i kane bërë thirrje qeverisë që të marrë masa që të lejojë bashkëatdhetarët e saj të shkojnë në shtëpitë e tyre.
Qendra e Bashkepunimit Nderfetar ditën e sotme i ka bërë një kërkesë urgjente Kryeministrit të Shqipërisë që të urdhërojë menjëherë lejimin e atyre që gjenden në kufi.
KËRKESË URGJENTE
Kryeminstrit të Shqipërisë
I nderuar Shkëlqesia Juaj Edi Rama
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, e ndjen si detyrë e mision t`Ju drejtohet me këtë kërkesë urgjente duke parë situatën e rëndë në kalimet kufitare të Shqipërisë ku disa bashkëatdhetarë tanë pengohen për të hyrë në Atdhe.
Për këtë arsye ju kërkojmë të jeni në lartësinë e detyrës, si deri tani, duke urdhëruar menjëherë lejimin e atyre që gjenden në kufi, pasi Ju jeni administratori i vendit tonë ndërkohë që ata janë bashkpronarë të Shqipërisë sonë të dashur dhe duhet të futen menjëherë duke ndjekur masat dhe rregullat që po zbatojmë të gjithë ne brenda territorit tonë.
Duke Ju falenderuar urojmë e besojmë në veprimin Tuaj pozitiv
Me respekt
KRYESIA QBNF ELBASAN