Qendra e Bashkepunimit Nder-Fetar ne Elbasan ka reaguar lidhur me akuzat e bera ndaj metropolitin e Elbasanit, Imzot Andon Merdanit. Permes nje deklarate per mediat, ky institucion shpreh indinjaten lidhur akuzat e pabaza dhe shpifjet qe behen ne adrese te Imzot Andon Merdanit
Deklaratë dt 2 korrik 2020 në lidhje me shpifjet dhe cënimin e dinjitetit të Imzot Andon Merdanit:
Jemi të shqetësuar dhe të indinjuar nga akuzat e pabaza dhe shpifjet e pamoralshme që një individ i ashtuquajtur At Foti Cici, me banim në Kanada vazhdimisht poston në faqen e tij të facebook-ut kundër klerikëve të lartë dhe të tjerëve të Kishës Orthodhkse në Shqipëri.
I tillë ishte postimi i tij i fundit, i para disa ditëve, kundër Mitropolitit të Elbasantit, Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andonit (Merdani), për të cilin të gjithë, si besimtarët dhe klerikët ortodoksë ashtu edhe të besimeve të tjera ruajnë vlerësimet më të mira për përgatitjen e tij fetare dhe intelektuale, karakterin e tij moral dhe shoqëror si dhe për angazhimet dhe kontributin e tij në bashkëpunimin ndërfetar në vite.
Ne si Qendër e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan shprehim solidaritetin e plotë dhe mbeshtetjen tonë ndaj ketij kleriku të lartë dhe njëkohësisht ngremë shqetësimin tonë për cilësinë e medias dhe të profesionalizmit gazetaresk, si dhe të organeve shtetërore kompetente që fenomene të tilla të shëmtuara të mos përsëriten, por të merren masa për ndëshkimin e atyre personave dhe grupimeve që me veprimet e tyre vënë në rrezik jo vetëm lirinë e fjalës, por dhe vetë vlerën e harmonisë ndërfetare që gëzon vendi ynë.
Elbasan 2 korrik 2020