Mbarështimi i gjelit të detin në qarkun e Elbasanit si një traditë e hershme po vazhdon me ritme mjaft të kënaqshme. Rreth 117 mijë krerë, mbarështohen këtu, ndërkohë që numrin më të madh e ka bashkia e Peqinit.
Falë cilësisë që shpendi mbart, kjo zonë mbetet e preferuar për personat që preferojnë ta konsumojnë atë në fund të vitit. Vetëm në fshatrat e bashkisë së Peqinit për vitin 2024 janë rreth 45 mijë gjela deti të cilët priten të flijohen këtë dhjetor.
Shërbimi veterinar ka qenë gjithmonë pranë fermerëve duke i këshilluar ata sesi të bëjnë kujdes jo vetëm për rritjen e tyre por edhe për kontrollet e vazhdueshme.
3 subjekte të licensuara eksportojnë zogj të vegjël nga jashtë të cilët më pas i nënshtrohen një karantine prej tre javësh. Deri më tani nuk ka pasur në asnjë moment shfaqje të sëmundjeve të ndryshme.
Vetë fermerët shprehen se përgjatë vitit i kanë rritur shpendët e tyre në forma tradicionale ku deri më tani nuk kanë dhënë asnjë shenjë sëmundjeje.
Këtë vit tregtarët e gjelave të detit në qarkun e Elbasanit, për t’i hapur rrugë shitjes e kanë ulur çmimin deri në 800 lekë për kilogram në mënyrë që secili të ketë mundësinë të shijojë gatimin tradicional të fundvitit.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.