Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një 53 vjeçar i cili akuzohet se ka vjedhur karburant nga kompania që po punon në rrugën Elbasan – Qafë thanë. Në deklaratë thuhet se ai kishte mundur të merrte 240 litra, por që nuk ka mundur të shpëtojë pa u identifikuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. K., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur 240 litra naftë nga autoboti në pronësi të firmës që po kryen punimet për zgjerimin e rrugës nacionale “Elbasan–Qafë Thanë”. Po punohet për kapjen e shtetasit L. K.”, thuhet në deklaratë
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.