Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mesditën e sotme disa pamje nga punimet në aksin Elbasan – rruga ‘Gjergj Arianiti’. Ky aks rrugor do të lidhë gjithashtu edhe lagjen “Emin Matraxhiu” me Menglin e më tej me Koridorin VIII.
Kreu i qeverisë shprehet se përveçse do të ketë ndriçim, trotuare dhe korsi biçikletash kjo rrugë do të sjellë më shumë lehtësi lëvizjeje dhe një pamje të re përgjatë Shkumbinit.
Ky aks rrugor do të lidhë gjithashtu edhe lagjen “Emin Matraxhiu” me Menglin e më tej me Koridorin VIII.
“Po merr formë një tjetër aks i rëndësishëm në Elbasan – rruga ‘Gjergj Arianiti’. Me trotuare moderne, ndriçim bashkëkohor dhe korsi biçikletash, kjo rrugë do të lidhë lagjen “Emin Matraxhiu” me Menglin e më tej me Koridorin VIII, duke sjellë më shumë lehtësi lëvizjeje dhe një pamje të re përgjatë Shkumbinit”, shkruan Rama në rrjetet sociale./ReportTv.al