Bashkia Elbasan ka bere publike analizat e kryera për ujin e pijshëm që përdoret nga banorët e këtij qyteti. Në këto analiza te nxjerra nga UKE përfshihet përqindja e klorit e amonjakut dhe e nitriteve. Për më shumë lexoni këtë postim të Bashkisë Elbasan dhe shihni tabelat e mëposhtme për lagjen tuaj.
Ujësjellës Kanalizime Elbasan, çdo ditë në faqen e saj zyrtare publikon të dhënat e analizave të ujit të pijshëm të monitoruara në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetit Publik.
Publikimi i përditshëm bëhet për të qenë transparent me qytetarët, por mbi të gjitha për t’i siguruar ata se uji i pijshëm është konform çdo norme he nuk paraqet asnjë problematikë. Në rastet kur ka pasur problematika në cilësinë e ujit të pijshëm, Ujësjellës Kanalizime Elbasan është kujdesur të njoftojë qytetarët në kohë reale, qoftë përmes faqes së saj, por edhe me njoftime në media.
Sa mësipër, sigurojmë qytetarët për cilësinë e ujit, i cili si burim i jetës nuk mund të përdoret as për përhapje paniku dhe as për çështje politike. Ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Elbasan është përgjegjëse për cilësinë e ujit dhe si rrjedhim për shëndetin e qytetarit.
Të nderuar qytetarë: Uji i cili vjen në rubinetat tuaja është konform çdo norme. Më poshtë po publikojmë edhe një herë të dhënat e monitorimeve në javën e fundit dhe do të vazhdojmë t’ju informojmë çdo ditë në lidhje me cilësinë e ujit.