Ndërsa ditën e djeshme pritej që të mblidhej Komiteti i Ekspertëve për të bërë një përditësim të situatës së pandemisë dhe masave të reja anti-COVID, por sot në një intervistë për ABC, Silva Bino u shpreh se mbledhja do të zhvillohet por presin një thirrje nga kryetarja e këtij komiteti Mira Rakacolli.
“Do mblidhemi, por duhet të pyesni kryetaren. Presim të na mbledhë kryetarja”, u shpreh Silva Bino. Ajo nuk dha detaje për rekomandimin që ajo do të bëjë në mbledhjen e ekspertëve. Javën e shkuar komiteti vendosi të lërë të pandryshuara masat kufizuese duke lënë në fuqi orën policore nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit.