Friday , February 21 2025

Pse nuk e morën pensionistët bonusin në shkurt? Rama tregon kur do të shpërndahet.

Pas shtyrjes së dhënies së bonusit të pensionistëve, kryeministri Edi Rama, ditën e sotme në “Sy m’Sy” ka deklaruar se bonusi do të merret në pranverë, por pa zbuluar një datë spcifike.

Kreu i qeverisë tha se bonusi është depozituar në Bankën e Shqipërisë dhe se do të lëvrohet në pranverë.

Rama: Unë nuk kam thënë kurrë që bonusi i pensionistëve jepet në shkurt, kam thënë kemi një bonus pranvere. Nuk ka nevojë të ta them unë se pranvera ka ardhur në shkurti, bonusi do të jepet në Pranverë. Është depozituar në BSH dhe do të lëvrohet në pranverë. Kur fillon pranvera? Pyet se ta thonë. Dhe pastaj nuk e di ku lidhet bonusi me spiun, armikun dhe tradhtarin,. Sikur të gjithë spiunët, armiqtë, e tradhtarët të ishin si unë do kishin shpëtuar nga armiqtë, tradhtarët dhe spiunët.