PS siguroi tetë mandate në Elbasan/ Ja kush janë kandidatët më të votuar deri më tani

Partia Socialiste ka dalë fitues në qarkun e Elbasanit. Socialistët prijnë me 8 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka arritur të sigurojë 6 mandate. Pas numërimit të kutive të votimit për partitë në 511 qendra votimi në total, ka nisur gjithashtu edhe numërimi i votave të kandidatëve për secilën parti. Kështu ka filluar edhe “sfida e heshtur” mes kandidatëve për të kaluar herësin.

Sipas të dhënve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në këto momente kandidati më i votuar nga PS për qarkun e Elbasanit është Besion Ajazi. Ky i fundit është i treti në listë dhe ka siguruar 4836 vota. Pas tij renditet Taulant Balla me 2838 vota, ndjekur nga Saimir Hasalla me 2223./CNA.al