Monday , May 12 2025

PS kryeson bindshëm në Elbasan, PD rrezikon të humbë dy mandate

Në qarkun Elbasan janë numëruar 168 kuti nga 508 në total dhe sipas rezultateve kryeson Partia Socialiste me 26,654 vota, duke përfaqësuar 61.4% të votave të numëruara deri më tani.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka siguruar 12,524 vota, që përbëjnë 28.9% të votave.

Ndersa në vend të tretë renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, i cili ka grumbulluar 1,351 vota, që përfaqësojnë 3.1% të totalit të votave.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 26,654 vota – 61.4%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 12,524 vota – 28.9%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 1,351 vota – 3.1%

Partia Mundësia – 919 vota – 2.1%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 847 vota – 2.0%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 508 vota – 1.2%

Lëvizja Bashkë – 352 vota – 0.8%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 100 vota – 0.2%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 73 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 49 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 27 vota – 0.1%