Partia Socialiste ka korrigjuar listën e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 25 prillit në Qarkun e Elbasanit. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Ergys Gjençaj, i cili thekson se PS ka spostuar nga vendi i 12 Marsida Hysenin për në vendin e 13, në listën e Elbasanit. Ndërkohë që kandidati i renditur i 13-ti, Shkëlqim Bullari, tashmë ka kaluar në vendin e 12.
Ky spostim i kandidates Hyseni është bërë, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve vërejti parregullsi rreth përfaqësimit gjinor.
Lista e re:
QARKU ELBASAN
1. Evish Kushi
2. Klevis Xhoxhi
3. Besian Ajazi
4. Desantila Tahiraj
5. Sajmir Hasalla
6. Florenc Spaho
7. Luan Duzha
8. Taulant Balla
9. Albana Hana
10. Enver Rroshi
11. Briseida Gjoza
12. Shkëlqim Bullari
13. Marsida Hyseni
14. Kristaq Skënderi
15. Endri Pepa
(BalkanWeb)