Tuesday , April 29 2025

PS konfirmon epërsinë ndaj PD në qarkun Elbasan! Sa deputetë mund të fitojnë dy forcat kryesore! Pretendente edhe “Mundësia”

News24 dhe Notosondaggi zbulon garën elektorale në Qarkun e Elbasanit mes socialistëve dhe demokraëtve.

Në Qarkun e Elbasanit, duket se Partia Socialistë vazhdon të dominojë skenën duke siguruar një përkrahje më të mëdhe elektorale se PD-ja.

Sipas NotoSondaggi, në Elbasan PS mund të sigurojë deri në 51% të votave, e cila përkthehet ndryshe nga 7 deri ne 8 mandate deputetësh.

Në zgjedhjet e 2021 PS në këtë qark suguroi 8 mandate.

Nga ana tjetër PD sipas sondazhit mund të marrë nga 5 deri në 6 % të përkrahjes së qytetarëve, e cila përkthehet në 30.5 % dhe maksimalja mund të shkojë deri në 32.5 %.

Në këtë qark janë në lojë 14 mandate deputetësh.

Partia Mundësia e Agron Shehajt do të pozicionohej forcë e tretë politike me 6% të votave, ç’ka tregon se kjo forcë politike mund të marrë 1 deputet në Qarkun e Elbasanit.

Më pas renditen koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë me nga 4.5% të votave, por pa arritur të futen në formulën e ndarjes së mandateve.

Votat e tjera do të ndaheshin mes koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës 1.5%, Djathtas për Zhvillim 0.5% dhe PSD gjithashtu 0.5%.