Gentian Dyrmyshi emërohet drejtor i ri i Kadastrës Elbasan. 33 vjeçari i diplomuar për drejtësi është emërimi më i ri mes drejtorëve socialistë. Pas një pune 3 vjeçare si avokat, zoti Dyrmyshi ka punuar si jurist e me pas drejtor juridik në Hipotekë-Kadastrën e Elbasanit që prej vitit 2013. Best Channel ishte kanali i parë që transmetoi lajmin nga burime konfidenciale.
Në mesditë pritet dokumenti zyrtar i marrjes së pozicionit nga ana e Dyrmyshit.
![](https://i0.wp.com/www.elbasaniplus.com/wp-content/uploads/2020/10/dyrmishi-780x405-1.jpg?resize=618%2C321&ssl=1)
Partia Socialiste vendos të rinjtë në pozicione kyçe dhe këtë herë i ka besuar Gentian Dyrmyshit një nga drejtoritë më të rëndësishme të qytetit.
Kujtojmë se Kadastra drejtohej nga Klevis Xhoxhi por së fundmi iu besua detyra e prefektit të Qarkut, duke e lënë pozicionin vakant për Dyrmishin./fax.al