Ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputet i PS-së, Ilir Beqaj, i ka bërë një propozim qeverisë ditën e sotme lidhur me administratën shtetërore. Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Beqaj ka propozuar që gjatë verës, qeveria të lerë pushim administratën të premten dhe të hënën, përveç të diteve te shtunë të diel.
“I kërkoj qeverisë nga sot deri në 14 shtator kur fillon shkolla janë 9 javë, të mund të marrë në konsideratë që në 2 ose 3 fundjava ta bëjë ditë pushim edhe një të premte dhe një të hënë, që njerëzit të kenë mundësi për më shumë alternativa, të mos mbivendosemi të gjithë në gusht dhe te shlodhemi edhe ndihmojmë ekonominë.
Pra nëse mund të shpallim tre fundjava, njerëzit mund të programojnë punët dhe prenotimet” tha Beqaj.
/Descript.al/