Promovim poetik në Bibliotekën “Qemal Baholli” – Meri Myftari Qosja sjell “Mos i thuaj lamtumirë botës” dhe “Fytyrat e kohës”

Në ambientet e bibliotekës “Qemal Baholli” u zhvillua promovimi i dy vëllimeve poetike të autores Meri Myftari Qosja, me titujt “Mos i thuaj lamtumirë botës” dhe “Fytyrat e kohës”.

Në një atmosferë të mbushur me ndjenja, poezi dhe reflektime, morën pjesë autorë, pedagogë, studentë dhe dashamirës të fjalës artistike.
Platforma e promovimit u drejtua me profesionalizëm nga përgjegjësja e Bibliotekës, Elisa Janku, ndërsa kumtesa dhe recitime poetike u sollën nga Fatmir Musaj, Bardhul Toda, Beneta Dhima, Agim Qoku si dhe nxënësit Eglis Toska, Ajkuna Turhani, Klarisa Murati e Emi Qosja, të cilët përcollën me ndjeshmëri vargjet e poetes.

Një moment i veçantë ishte pjesëmarrja e Naim Gjoshi, një emër i njohur në botën e muzikës shqiptare, kompozitor me një karrierë të gjatë e të pasur artistike, i cili solli reflektime të vlefshme në diskutimet e lira që pasuan.