Sir John Bell, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit, është shprehur se ka besim që jeta mund t’i kthehet normalitetit në pranverë. Bell është një nga ekspertët kryesorë të Mbretërisë së Bashkuar, kështu që parashikimi i tij ka një peshë të konsiderueshme për të gjitha vendet e botës, shkruan Reuters.
Profesori tha se ai ishte vërtet i kënaqur me lajmet dhe përshkroi efikasitetin paraprak të vaksinës si të mahnitshme. Ai tha se do të kishte sfida për shpërndarjen, por nuk do të ishin të pakapërcyeshme.
Gjatë një emisoni, kur Bell u pyet nëse vaksina nënkupton që jeta duhet të kthehet në normalitet deri në pranverë, ai u përgjigj:
“Po, po, po. Unë jam ndoshta i pari që po e pranoj, por do ta them me vetëbesim. ”
/descript.al/