Procedohet 9-vjeçari në Elbasan/preu me biçak një 13-vjeçar.

Policia e Elbasanit përmes një komunikate ka njoftuar se ka proceduar në gjendje të lirë një 9 vjeçar pasi dyshohet se ka prerë me biçak një 13-vjeçar.

Veprimet procedurale me 9-vjeçarin janë kryer në praninë e prindërve, mbrojtësit ligjor dhe të psikologut.