Sunday , November 27 2022

Procedohen tre shtetas në Elbasan. Ja akuzat që rëndojnë ndaj tyre

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin B. H., 26 vjeç, banues në fshatin Karakullak, Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme Shqiponja të DVP Elbasan, në automjetin me drejtues shtetasin A. K., në të cilin 26-vjeçari ishte pasagjer, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sattiva.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin E. P., 25 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin që drejtonte 25-vjeçari, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një logo e Gardës së Republikës që e mbante pa leje.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shtetasin N. P., 62 vjeç, banues në fshatin Gostimë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Advertisement