Rritja e temperaturave ka ndikuar menjëherë në rritjen e numrit të qytetareve që kërkojnë ndihmë mjekësore ndaj urgjencës Kombëtare Kreu i Qendrës së Urgjencave Dr.Skënder Brataj thotë se java e parë e korrikut e cila përkon me ditët kur termometri nisi të shënojë rritje të temperaturave çoi menjëherë në rritje të numrit te thirrjeve për ndihmë.
“Vetëm gjatë 24 orëve, ka pasur afro 450 thirrje”, tregoi Brataj.
Por cilat janë patologjitë që ndikohen direkt nga temperaturat e larta për të cilat kërkojnë ndihmë qytetarët?
“Ka pasur shumë gjendje të fikëti”, thotë kreu i Urgjencës Kombëtare.
Nevojë për ndihmë kanë pasur edhe në zonat bregdetare ku afro 27 % e thirrjeve kanë qenë shtesa të huaj që kanë zgjedhur të pushojnë në bregdetin shqiptar
“Nga afro 4000 thirrje 27% kanë qenë shtesa të huaj”.
Kreu i Urgjencës Kombëtare u sugjeron qytetarëve të shmanget dalja në orët e pikut kur është e mundur e sidomos personat me sëmundje kronike.
Top Channel