Një kambist është grabitur mbrëmjen e djeshme në Prrenjas. Kambisti me iniciale B.SH, po kthehej në banesë, kur ra pre e grabitjes. Mësohet se i është vjedhur çanta me 40 milionë lekë të vjetra autoret dhe u larguan me motor. Dyshohet se ata ishin të maskuar dhe i kanë zënë pritë afër banesës kambistit, i cili nuk ka bërë rezistencë.
Fillimisht policia i është referuar dëshmisë së kambistit, ndërsa po heton përmesa kamerave përreth zonës për indetifikimin dhe kapjen e autorëve.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në fshatin Katjel, Prrenjas, persona ende të paidetifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit B.Sh., (kambist), banues në Prrenjas i cili ishte duke u kthyer për në banesën e tij.
Janë shoqëruar deri tani rreth 8 persona lidhur me ngjarjen.
/NOA.al