Prezantohet projekti IPA PADRION/ Bashkia Elbasan vijon angazhimin për një administratë moderne dhe transparente

Bashkia Elbasan prezantoi projektin IPA PADRION “Administratat Publike përballë Transformimit Digjital si një Komunitet në Zonën ADRION”, një nismë që synon forcimin e kapaciteteve të administratave publike për t’u përshtatur me proceset e transformimit digjital. Aktorët lokalë  prezantuan dy nisma kryesore që po ndërmerren në nivel vendor. Agjenda Digjitale Lokale (LDA) dokument strategjik që do të udhëheqë procesin e dixhitalizimit të shërbimeve publike. Komuniteti Tematik i Praktikës (TCOP), rrjet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, bizneseve, universiteteve dhe organizatave të shoqërisë civile për shkëmbim njohurish dhe inovacion në qeverisje.

Takimi u fokusua në rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për ndërtimin e një administrate vendore më efikase dhe inovative, që i përgjigjet nevojave të qytetarëve me zgjidhje digjitale dhe të qëndrueshme. Projekti IPA PADRION është bashkëfinancuar nga Programi Interreg ADRION dhe përfshin bashkëpunimin ndërmjet administratave publike të rajonit Adriatiko-Jonian për zhvillim digjital dhe qeverisje të hapur.